Fjala e Drejtorit Ekzekutiv
Procesi i profilizimit të OJQ –ve, KDC-në, e gjeti me një status të qartë, me mision dhe vizion të përcaktuar dhe me qëllime strategjike të nxjerra në bazë të nevojave te shoqërisë Kosovare dhe ne bazë të përkushtimit dhe ekspertizës së KDC –së. Kështu, gjatë kësaj periudhe me aktivitetet tona vetëm e përforcuam dhe më shumë pozitën në sektorin e shoqërisë civile, vazhduam të luajmë rolin tone me shumë sukses në bazë të misionit dhe vizionit të qartë dhe e shtuam numrin e partnerëve dhe donatorëve.Fermerët e organizuar nëpër shoqata dhe fermerët individual vazhduan t’i ngrisin kapacitetet e tyre, duke qenë pjesë aktive në implementimin e projekteve tona. Angazhimi i tyre në aktivitete ishte i veçantë; ata ishin bartës të shumicës së aktiviteteve dhe krahas kësaj atyre u ngritshin kapacitetet falë trajnimeve, punëtorive dhe aktiviteteve të ngjashme me këto.
.jpg)
Ky partneritet jo vetëm që ka sjellë rezultate efikase në fushën e bujqësisë por kjo ka sjellë edhe tek ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje duke e bërë pushtetin më të afërt me qytetarët e vet.
Rezultatet e bashkëpunimit regjional kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve në vendimmarrje, kanë ndihmuar cilësinë e qeverisjes dhe kanë përforcuar lidhjet në mes të komunave të tre shteteve (Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri), sikur që është përforcuar bashkëpunimi në mes të OJQ-ve, nga regjioni.
Aktivitetet dhe sukseset e paraqitura, më bëjnë të jem shumë krenar kur udhëheq me këtë organizatë dhe në të njëjtën masë dhe mënyrë vazhdoj të jem i përkushtuar që pa rezervë të veproj në bazë të këtij misioni. Rezultatet tona janë fryt i punës sonë dhe i përkrahjes së pa rezervë të të gjithë partnerëve tonë ndërkombëtar dhe lokal , të cilëve iu jemi përgjithmonë shumë mirënjohës. |